I keni në shtëpi dhe ju ndihmojnë kundër infeksioneve

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 13:01
I keni në shtëpi dhe ju ndihmojnë kundër infeksioneve

Kur të sëmuremi, nxitojmë për ilaçe të ndryshme. Por, antibiotikët, pos baktereve të dëmshme, i shkatërrojnë edhe të mirat. Ju mbetet juve që të zgjidhni cilin lloj të antibiotikëve do të përdorni, e ne ju sjellim listën e antibiotikëve më të mirë natyralë.

SHERBELA

Edhe shkenca e ka vërtetuar se sherbela përmban substanca antivirusale dhe antibakteriale, e sot përdoret edhe me rastin e prodhimit të disa llojeve moderne të ilaçeve. Ndikimi i saj sidomos është i mirë për fyt, infeksionet respiratore dhe infeksionet në gojë. Sherbela ndihmon në zgjidhjen e probleme me zorrë, por edhe te infeksionet në lukth. Njëherësh ndihmon edhe te ulja e temperaturës, ftohjet dhe dhimbjet në trup, që shfaqen në fillim të gripit.

KANELLA

Kanella mundet të vrasë shumicën e baktereve që gjenden nëpër spitale, si dhe bakteret, të cilat janë rezistence ndaj antibiotikëve standardë. Pos kësaj, kanella mund të ofrojnë ndihmë edhe në luftën kundër bakterit shumë të rreshkshim "Escherichia coli".

KARAFILI

Stomatologët sot e përdorin vajin e karafilit si antiseptik oral dhe për dezinfektim të kanaleve rrënjësore. Në karafil gjendet eugjenoli, që njihet si substancë kundër mikrobeve. A dëshironi të zbutni dhimbjet e dhëmbit? Nevojiten vetëm disa minuta ta përtypni karafilin dhe shumë shpejt dhimbja do të zhduket.

MJALTI

Mjalti është i pasur me përbërës antibakterialë, që ndikojnë mirë te të ënjturat në lëkurë, vragat dhe lëndimet. Me ndihmën e mjaltit mund të pastroni dhëmbët dhe gojën nga bakteret, të parandaloni gjakrrjedhjen e mishit të dhëmbëve, e njëkohësisht është i efektshëm edhe në shërimin e të thatit.

HUDHRA

Alicina është një substancë që gjendet në hudhër, e cila vepron kundër kërpudhave dhe baktereve të dëmshme, që luan rol të rëndësishëm në mekanizmin mbrojtës kundër baktereve. Vetë alicina shkatërron shumë baktere, e qepa shëron dhimbjet e dhëmbit, kollën dhe dhimbjet në fyt. ORIGANO Origano përmban madje 90 për qind të përbërësit shërues të quajtur karvakrol. Vaji i organos po ashtu mund të përdoret edhe në shërimin dhe parandalimin e infeksioneve të plagëve të hapura, kafshimeve që mund të vijnë nga gjarpërinjtë, por ndikon mirë edhe te organet e frymëmarrjes.

(Kosova Sot Online)