Përse lëngu i bananes është kaq i shëndetshëm

  • E.K /
  • 03 tetor 2020 - 11:15
Përse lëngu i bananes është kaq i shëndetshëm

Lëngu i bananes është i thjeshtë për t'u përgatitur, e nëse e konsumoni, do t'i vëreni ndryshimet pozitive shumë shpejt. Do të keni tretje më të mirë, më pak stres dhe do të jeni më energjik. Banania është plot me veti shëruese, sidomos për flokët dhe lëkurën. Me lëngun e bananes mund ta përmirësoni shëndetin, sidomos duhanxhinjtë, sepse pakëson pasojat e duhanit. Po ashtu bananet janë burim për vitaminat B3, B5, B6 dhe C .

SI TA PËRGATISNI LËNGUN NGA BANANET

Vendosni në blender 2 banane të paprera, vetëm të qëruara, 120 ml qumësht dhe 2 lugë mjaltë. Gjithçka përzieni bashkë derisa të fitoni një lëng të trashë. Mund të shtoni edhe disa ekstrakte vanilje. Lëngun mund ta përgatisni edhe duke përzier 2 banane të paprera, vetëm të qëruara, 1 gotë ujë dhe 3 lugë qumësht pluhur. Mund të shtoni edhe sheqer vanilje apo nëse dëshironi të freskoni mund të shtoni edhe pak akull. Përzieni gjithçka në lëng të trashë. Mund ta pini gjatë kafjallit ose para ushtrimeve. Pasi ta keni konsumuar, nuk do të keni probleme as me tretjen e as me kapsllëkun.

(Kosova Sot Online)