
Lexoni edhe:
Ilaçi natyral kundër infeksioneve dhe inflamacioneve
Stili i jetës kërkon që trupit dhe organizmit tuaj t'i përkushtoni më shumë kujdes, që ta pastroni nga helmet. Kjo sidomos gjatë këtyre festave, kur konsumoni shumë ushqime kalorike, ushqime të ëmbla dhe alkool. Në vijim ju paraqesim ushqimet që pastrojnë organizmin tuaj pas festave.
HUDHRA
Hudhra njihet për efektin e saj shërues, falë përbërësve që përmban, e më së miri njihet për efektin e saj antioksidues dhe është i hatashëm në pastrimin e organizmit dhe të trupit. Pos se ka efekt kundër inflamacioneve, baktereve, kjo erëz përmban alibinë, që nxit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut, që luftojnë helmet.
Ilaçi natyral kundër infeksioneve dhe inflamacioneveLexoni edhe:
ÇAJI I GJELBËR
Edhe pse teknikisht nuk është ushqim, asnjë proces i detoksikimit nuk mundet të kalojë pa lëngje, e çaji i gjelbër detoksikimin e organizmit dhe trupit tuaj vetëm se e bën më të mirë. Pos se është i hatashëm për humbje në peshë, çaji i gjelbër është i pasur edhe me antioksidues, që mbron shëndetin e mëlçisë, që është kyçe në procesin e pastrimit.
PEMËT E FRESKËTA
Pemët e freskëta janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina, minerale, antioksidues dhe fibra. Nuk përmbajnë shumë kalori, prandaj edhe përdoren në procesin e detoksikimit. Zgjidhni pemët e freskëta, le të jenë të llojllojshme, dhe të jenë në menynë tuaj ditore.
PANXHARI
Për ata që për një periudhë të shkurtë kanë nevojë për nutriente, panxhari është zgjidhja e duhur. Është burim i pasur për magnez, hekur dhe vitamina C, e ekspertët e kanë cilësuar si ushqim me veti të shumta shëruese. Pos se është i mirë për lëkurë, flokë dhe shtypjen e lartë të gjakut, panxhari nxit pastrimin e trupit dhe të organizmit nga helmet e grumbulluara.
LAKRA
Është e hatashme për humbje në peshë dhe detoksikim dhe përmban sasi të madhe të sulforafanit, substancë kjo që nxit pastrimin e trupit prej helmeve. Lakra trupin e njeriut e furnizon me antioksidues, që zvogëlojnë efektin e dëmshëm të radikalëve të lirë dhe përmirësojnë punën e mëlçisë.
ORIZI I VRUGËT
Nëse dëshironi ta pastroni trupin tuaj prej helmeve, do të ishte mirë që këtë ta filloni me drithërat. Në vend të drithërave të rafinuara, përcaktohuni për atë më të shëndetshmen, si orizi i vrugët, është e pasur me vitamina B, magnez, mangan dhe fosfor.
(Kosova Sot Online)