Ulni shtypjen e gjakut për dhjetë sekonda

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 13:58
Ulni shtypjen e gjakut për dhjetë sekonda

Nëse edhe ju jeni nga ata persona, që keni probleme me shtypjen e gjakut, atëherë detyrimisht duhet ta ndryshoni shprehinë e të ushqyerit. Detyrimisht pakësoni konsumimin e kripës dhe yndyrës dhe shtoni konsumimin e ujit dhe ushqimeve të shëndetshme. Pos ushqimeve të vërtetuara, në luftën kundër vrasësit të qetë mund të ndihmojë kanella. Karakteristikë e kësaj erëze është se shumë mirë përshtatet me piten me mollë, por është erëz e dobishme në kontrollin e shtypjes së gjakut.

Mjafton të hidhni disa gramë kanellë në ushqimin tuaj të përditshëm, e kështu do ta keni më të lehtë ta kontrolloni shtypjen tuaj të gjakut. Mund të kombinohet në lloje të ndryshme të çajit dhe pije, e mund ta shtoni në jogurt dhe ta hidhni në sallatë. Studime të shumta kanë vërtetuar se si kanella me aromë të këndshme e ul shtypjen e gjakut. Ushqimi gjithsesi se duhet t'i përshtatet gjendjes së organizmit, por nevojiten edhe ushtrime trupore, sepse asnjë erëz nuk mund ta zëvendësojë.

(Kosova Sot Online)