Nëse keni probleme me aromën e keqe nga goja, kemi zgjidhje

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 15:25
Nëse keni probleme me aromën e keqe nga goja, kemi zgjidhje

Keni probleme me tretjen, djersitjen dhe aromën e keqe nga goja?Këtë mund ta rregulloni në mënyrë të thjeshtë me lëngun shtëpiak. Mënyra moderne e jetës nuk lë hapësirë për t'u kujdesur për veten tonë. Stresi dhe nxitimi na shtyn te ushqimi i shpejtë, e pasojat e tilla ndihen. Ndaloni për pak, kushtoni pak kohë vetes. Ushqimi natyral dhe lëngjet bëjnë çudinë në organizmin e njeriut. Përgatisni lëngun shtëpiak dhe hiqni qafe problemet e cekura më lart.

PËRBËRËSIT:

- 2 mollë, - 5 gjethe të freskëta të lakrës jeshile, - 1 pjesë të majdanozit, - lëngun e një limoni, - 1 pjesë të xhenxhefilit.

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit i shpëlani në ujë të ftohtë dhe i lini në enë. I përzini mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosni në blender. Lëngun e pini herët në mëngjes, në lukth të zbrazët. 

(Kosova Sot Online)