Zbardhja e dhëmbëve dhe shërimi i tyre me kurkumë

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 15:45
Zbardhja e dhëmbëve dhe shërimi i tyre me kurkumë

Midis qindra vetive shëruese që ka, kurkuma do t'i bëjë më të bardhë dhëmbët tuaj për disa nuanca, madje për pak kohë. Sidomos është e mirë për dhëmbët e duhanxhinjve, adhuruesve të kafesë dhe çajit të zi.

AJO QË DUHET TË BËNI ËSHTË:

Merrni pak kurkumë pluhur (rreth 1/4 e lugës së çajit). E vendosni në brushën e dhëmbëve dhe pastroni dhëmbët në mënyrë të zakonshme. Pas pastrimit, mos shpëlani gojën menjëherë, por e lini pastën për 3-5 minuta. Për këtë kohë të shkurtër, kurkuma do të bëjë çudinë. Pas kësaj kohe, shpëlani gojën mirë, që të mos mbetet as imtësia më e vogël midis dhëmbëve. Rezultatet do të jenë të dukshme që pas aplikimit të parë! Por, nëse nuk jeni të kënaqur, procedurën përsëriteni gjatë gjithë javës. Mund të përgatisni edhe pastë: prej 1/4 e lugës kurkumë dhe disa pikave vaj ulliri dhe e përdorni sikur me pastën e rëndomtë.

KURKUMA JO VETËM SE ZBARDH DHËMBËT

Si antiseptik dhe antibiotik natyral, kurkuma shëron edhe plagët, proceset infektuese dhe ndihmon te gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve. Pra, është një pluhur magjik, që dhuron buzëqeshje të shëndetshme dhe të ndritshme. 

(Kosova Sot Online)