Diabeti, ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 08:29
Diabeti, ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani

Ngrënia e disa ushqimeve dhe limitimi i disa të tjerave, ndihmon njerëzit me diabet të menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak, shkruan Medical News.

Një dietë e pasur me perime, fruta dhe proteina të shëndetshme është një faktor kryesor në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Balancimi i ushqimeve dhe produkteve, që përdor një person ndihmon në përmirësimin e simptomave që kjo sëmundje manifeston.

Krahas ushqimeve që duhet të hani siç janë: perimet jeshile, peshku, arrat, frutat, patatet dhe jogurti, ekzistojnë edhe disa ushqime të tjera, që nuk duhet kurrsesi t’i konsumoni:

Buka e bardhë

Ushqimet me shumë karbohidrate

Yndyrat e ngopura

Sheqeri i përpunuar

Pijet me gaz

Ushqimet me shumë kripë

Alkooli

(Kosova Sot Online)