Ushqimet e gatuara janë më të shëndetshme sesa ato të papërpunuarat

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 10:38
Ushqimet e gatuara janë më të shëndetshme sesa ato të papërpunuarat

Edhe pse nutricistët gjithmonë na këshillojnë që kryesisht të hamë pemë dhe perime të freskëta,në formën e papërpunuar,sepse gjatë ngrohjes shumica e atyre artikujve humbin vlerat e veta ushqyese,megjithatë ka përjashtime.Në vijim ju sjellim listën e ushqimeve që janë më të shëndetshme nëse i konsumoni në formë të zier sesa në formë të papërpunuar.

SPINAQI

Spinaqi i zier forcon aftësinë e organizmit për absorbimin e nitrueineteve nga ushqimet e tjera, e po ashtu është i pasur me kalcium, hekur, magnez, luteinë dhe antioksidues si betakarotinë. Ajo që është gjëja më e mirë, është se gjatë përpunimit termik, spinaqi trefishon kalciumin.

LAKRA JESHILE

Lakra jeshile është ushqim të cilin duhet ta konsumoni më shpesh, dhe sipas këshillave të nutricitsëve, në forma të ziera. Falë sasisë së madhe me fibra, lakra jeshile e zier në avull ul nivelin e lartë të kolesterolit. Edhe lakra jeshile e freskët e ka atë aftësi, porse në formë shumë më të butë.

KËRPUDHAT

Trajtimi termik i kërpudhave jo vetëm se është më i shëndetshëm, por edhe opsion shumë më i shëndetshëm, sidomos nëse ju vetë i keni zgjedhur ato nëpër mal. Ekzistojnë shumë lloje të kërpudhave që mund t'i konsumoni enkas duke i përpunuar. Zierja apo gatimi i kërpudhave tretjen e bën më të lehtë dhe vret të gjitha toksinat që në to mund t'i hasni.

DOMATJA

Me zierjen e domates lirohet një sasi e madhe e likopenit, i cili është një antioksidues shumë i fortë, që ka shumë veti shëruese dhe se është vërtetuar se mbron edhe nga sëmundjet e zemrës dhe ato kanecerogjene.

KAROTA

Falë betakarotinës nga karota, e përmirësojmë shëndetin e syve dhe cilësinë e të parit, sepse ky antioksidues në organizëm konvertohen në vitamina A. Betakarotina nga karota e papërpunuar shumë vështirë tretet, e me zierjen e saj rriten edhe vlerat ushqyese.

(Kosova Sot Online)