Lëngu shërues i karotës

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 15:22
Lëngu shërues i karotës

Lëngu i karotës është preparat mjekues, të cilin mund ta përdorim te shumë sëmundje, apo si biostimulues parandalues i organizmit, edhe atë te: Anemia - të pihen 3 dl çdo ditë, si dhe të përdoren gjellë me karota, sikur që janë supat, sallatat, pureja...

Arterioskleroza - gjatë ditës të pihen 1,5 l lëng karote edhe atë gjatë tërë ditës, në gllënjka. Sëmundjet e mëlçisë - të pihet lëngu i freskët i karotës, tri herë në ditë nga gjysmë dcl. Kundër skrajave - fëmijëve u jepen 2 dl lëng karotash në ditë, apo karota e gërryer me mollë të gërryer. Sëmundjet e zorrëve - puna e dobët e zorrëve, katari, fryrja, diarreja, helmimi me ushqim - duhet të përdoret lëngu i karotave, si njëri ndër ilaçet më efikase.

Ulcera në lukth dhe zorrë dymbëdhjetëgishtore - në të esëll merret 1 dl lëng çdo ditë, gjë që parandalon krijimin e sasisë së tepërt të lëngut të lukthit, duke larguar ndikimin e tij në lukth. Reuma - duke pirë çdo ditë nga 3 dl lëng karotash, nga organizmi largohen toksinat që e përshpejtojnë paraqitjen e reumës dhe gihtit.  

(Kosova Sot Online)