
Lexoni edhe:
Hoti lëshon sallën menjëherë pasi Rexhep Selimi i thotë “kot”
Shumë raste të leukemisë në botë mund të paraqiten si pasojë e mungesës së vitaminës D, për shkak të ekspozimit të mangët në diell. Deri te ky konkludim ka arritur një studim i botuar në "PLOS One". Leukemia është kancer i leukociteve, rruazave të bardha të gjakut, të cilat e luftojnë infeksionin. Derisa shkencëtarët ende nuk janë të sigurt rreth shkaktarëve të leukemisë, faktorët gjenetikë dhe ambientalë mendohet se e luajnë rolin e vet.
Hoti lëshon sallën menjëherë pasi Rexhep Selimi i thotë “kot”Lexoni edhe:
Një numër studimesh kanë treguar se metabolitet e vitaminës D në gjak, të njohur si 25-hydroxyvitamin D, ose 25(OH)D, ndërveprojnë me qelizat e leukemisë akute mieloide (AML). Për më tepër, disa studime kanë gjetur nivele të ulëta të vitaminës D te pacientët me AML. Edhe pse vitamina D gjendet në disa ushqime, duke përfshirë peshqit me dhjamë, djathin dhe të kuqtë e vezëve, sasia e tij në ushqim është e vogël. Burimi më i mirë i vitaminës D janë rrezet e diellit. Mungesa e kësaj vitamine shkakton disa sëmundje të eshtrave, e tani del se mund ta shkaktojë edhe leukeminë.
(Kosova Sot Online)