Tërshëra, e dobishme për forcimin e organizmit

  • A.P /
  • 12 October 2020 - 15:24
Tërshëra, e dobishme për forcimin e organizmit

Tërshëra është bimë që i takon familjes së barit. Për shërim përdoren pothuajse të gjitha pjesët e saj. Përdoret në masë të madhe për ushqim, e është treguar si shumë e dobishme në forcimin e eshtrave dhe dhëmbëve, ndihmon në krijimin e gjakut dhe përmirëson punën e trurit. Ju sugjerohet personave të sëmurë nga lukthi dhe atyre me pengesa bronkiale. Sugjerohet që tërshëra të zihet deri në pesë minuta, sepse gjatë asaj periudhe kohore nuk e humbet asnjë vlerë ushqyese që përmban. Nëse e përdorni për një kohë më të gjatë, niveli i sheqerit në gjak bie.

Tërshëra përdoret për shërimin e inflamacioneve të organeve të tretjes dhe për shërimin e pagjakësisë. Kjo bimë është e dobishme edhe në shërimin e veshkave dhe gihtit, si dhe problemeve me gurët në veshka. Dihet se ka ndikim pozitiv edhe në punën e mëlçisë si dhe preparat për forcim, e mund ta përgatisni në këtë mënyrë: 1 kg tërshërë e zieni në 3 litra ujë. E procedoni dhe me mjaltë e pini këtë përzierje. Bollgur: Në 1/2 litra ujë hidhni 5 lugë kokrra tërshëre. Zieni për 5 minuta dhe e hiqni nga zjarri. Sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë apo edhe ajkë.

(Kosova Sot Online)