Uji me mjaltë në lukth të zbrazët, provojeni menjëherë

  • E.K /
  • 11 October 2020 - 12:38
Uji me mjaltë në lukth të zbrazët, provojeni menjëherë

Me siguri të gjithë i dini vetitë shëruese të mjaltit, por a e dini se çfarë ndodh nëse mjaltin e përzieni me ujë dhe e pini në lukth të zbrazët.

PËRGATITJA

Për ujin me mjaltë mjafton një lugë mjaltë të përzier në ujë të vakët. Kështu fitoni tretjen e mjaltit, që ngjason me përbërjen e plazmës së gjakut. Vetitë shëruese: Uji me mjaltë i përgatitur në këtë mënyrë e normalizon tretjen, forcon imunitetin dhe përdoret për shërimin e ftohjes dhe bronkitit dhe siguron pastrimin e organizmit Përmirëson imunitetin: Uji me mjaltë e forcon rezistencën e organizmit kundër baktereve, viruseve kërpudhave Rregullon punën e zorrëve: Uji me mjaltë lufton kundër parazitëve që jetojnë në organet tona për tretje.

Normalizon edhe funksionalitetin e qelizave të organeve për tretje. Në mënyrë aktive ushqen lëkurën: Në mëngjes ngrohni pak ujin e përgatitur natën paraprake, dhe më pas e shpëlani fytyrën dhe qafën. Falë ndikimit të mjaltit, vjen deri te përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe në mënyrë aktive ushqen qelizat e lëkurës. Kundër urinimit të shpeshtë: Mjalti e grumbullon ujin, kështu që veshkat dhe fshikëza gjatë natës nuk kanë ngarkime dhe pushojnë. 

(Kosova Sot Online)