Graviola efektive në parandalimin dhe shërimin e kancerit

  • E.K /
  • 13 tetor 2020 - 11:36
Graviola efektive në parandalimin dhe shërimin e kancerit

Graviola momentalisht është në majë të listës si bima me efekt kundër kancerit, e cila në të ardhmen ndoshta do të ketë ndikim të madh kur në pyetje është shërimi i kancerit përmes preparateve natyrale. Në fakt, hulumtimet moderne të bazuara në këtë bimë premtojnë shumë, megjithëse pak dihet rreth fuqisë së graviolës që ajo mund të ketë në shërimin e kancerit.

Për dallim nga kimioterapia, graviola në mënyrë destruktive ndikon vetëm në qelizat e kancerit dhe me këtë rast nuk lë pasoja të dëmshme për organizmin. Përkundrazi, ka edhe efekt pozitiv në sistemin imun. Në disa vende çaji nga gjethet e kësaj bime përdoret si mënyrë për t'u qetësuar dhe për ta luftuar diabetin. Në Brazil çaji nga graviola konsiderohet si ilaç për mëlçinë. Në Indi e sugjerojnë për gjumë të rehatshëm, kundër urthit dhe ftohjes. Në Afrikë e përdorin si analgjetik dhe shpeshherë lufton ethet te fëmijët.

(Kosova Sot Online)