Kthetrat e pushtetit dhe politika korruptive futen edhe në procesin e zgjedhjes së prokurorëve!

Kthetrat e pushtetit dhe politika korruptive futen edhe në procesin e zgjedhjes së prokurorëve!
Kthetrat e pushtetit dhe politika korruptive futen edhe në procesin e zgjedhjes së prokurorëve!

Riza Smaka

  • 13 October 2020 - 07:58

Shkruan: Riza Smaka

Tërheqja e përfaqësuesit të SHBA-ve dhe, eventualisht edhe i UE- së nga monitorimi i përzgjedhjes së kandidatëve dhe kandidateve për kryeprokurorë, kryeprokurore , është indikacion tejet negativ për fenomenin e futjeve të kthetrave korruptive të pushtetarëve e funksionarëve politikë të caktuar të vendit tonë në favor të formave më se të ndryshme të korrupsionit në të gjitha sferat e jetës socio – ekonomike, politike, arsimore, shkencore, shëndetësore , në një anë si dhe një goditje serioze dhe e fuqishme shumë e mirëpritur kundër spekulimeve manipulative të tilla, në anën tjetër.

-Dihet fare mirë dhe, është sekret publik fenomeni i formave abuzive, manipulative, spekulative e përgjithësisht korruptive edhe në zgjedhje të funksionarëve publikë të Sistemit të Drejtësisë në vendin tonë! Në Raportin e Progresit për Kosovën të dhënë për këtë vit nga KE-ja, nder të tjera , theksohet konstatimi i sipërpërmendur.

Aq më parë dhe më keq ( Argumentum Ad Fortiori) kur, aktualisht dhe pikërisht, për aktivitetin manipulativ, spekulativ dhe tërësisht korruptiv të funksionarëve politikë e pushtatarë të caktuar të vendit tonë ,të manifestuar në interferime, mbase, edhe në shantazhime për favorizime të përzgjedhjes së kandidatëve dhe kandidateve partiakë në funksione të Prokurorisë së Shtetit, në vend të kriterit meritokratik, profesional dhe empirik afirmativ , nga monitorimi i përzgjedhjes së tyre, ditë më parë botërisht është tërhequr përfaqësuesi i SHBA-ve dhe ,këtë e ka paralajmëruar edhe ai i UE-së! Prokurori i Shtetit sipas nenit 109 të Kushtetutës së RK-së,është ( do të duhej të ishte ) institucion i pavarur dhe përgjegjës për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë akt penal ( kriminal). Për ta ushtruar këtë funksion shtetëror të rëndësishëm , Prokurori i Shtetit tok me stafin e vetë , Conditio Sine Qua Non, kërkohet që, funksionarët për ndjekje penale të kryesve të krimeve, të jenë jashtëzakonisht profesionalistë, të pavarur, të pa imponuar dhe të pandikuar politikisht të cilët si të tillë as për së afërmi nuk do të mund të jenë për aq sa do të ishin të rekrutuar dhe të mandatuar në saje të preferencave, rekomandimeve dhe influencimeve pushtetar e politike. Gjendje e këtillë mjerisht dominon aktualisht jo vetëm në prokurori por në gjykata dhe në administratën publike për ç’shkak ligji në fuqi për të mos thënë fare , shpërfillet në dimenzione të konsideruara. Së andejmi Kosova ,gjithnjë në vend të shtetit të së drejtës ,mbetët “ shtet juridik”, në të cilin, rendi juridik i saj, edhe ashtu me jo pak zgjidhje të kundërshtimshme përbrenda një aktit juridik të përgjithshëm aq më shumë ndërmjet tyre,karakterizohet me papërgjegjësi morale, funksionale, objektive e juridike të konjukturave politike e pushtetare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".