Ushqimi ideal për dimër, perimja që forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 11:19
Ushqimi ideal për dimër, perimja që forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet

Kjo perime nga familja e lakrës është shumë e pasur me hekur dhe me vitamina C që janë kyçe për të pasur një imunitet të fortë. Ushqimi i pasur me këtë perime ndihmon organizmin për të pasur një ind lidhës të shëndetshëm, dhëmbë e mish të dhëmbëve, e antioksiduesit e saj e mbrojnë organizmin nga infeksionet dhe kanceri. Kohlrabi, si dhe perimet tjera nga familja e lakrës, përmbajnë fitokemikate të dobishme për shëndetin e njerëzve, që mbrojnë nga kanceri ë prostatë dhe nga kanceri në zorrë në trashë.

Kjo perime përmban sasi të madhe me vitamina të kompleksit B, vitamina B6. Pos se përmban edhe hekur, kjo perime është e pasur edhe me minerale tjera të rëndësishme, si bakër, kalcium, kalium, mangan dhe fosfor. Të gjithë janë të domosdoshëm për metabolizëm normal të qelizave dhe të lëngjeve trupore derisa kontrollojnë edhe zemrën dhe shtypjen e gjakut. Edhe gjethet po ashtu përmbajnë shumë vitamina e minerale, sidomos karotinë dhe fosfor.

(Kosova Sot Online)