Nëse ju mundojnë ngërçet, kuptojeni si t'i hiqni qafe përgjithmonë

  • E.K /
  • 14 tetor 2020 - 15:20
Nëse ju mundojnë ngërçet, kuptojeni si t'i hiqni qafe përgjithmonë

Ngërçet zgjasin shkurt, por nevojiten disa minuta derisa muskuli të relaksohet. Për ta parandaluar këtë, duhet ditur se çfarë e shkakton. Dehidrimi dhe ushtrimet e tepërta janë shkaktarët kryesorë, por aty janë edhe mungesa e mineraleve, qarkullimi i dobët, lëndimet apo lodhja e muskujve.

Nga arsyet është edhe mbipesha, por mund të jetë edhe si pasojë e përdorimit të disa ilaçeve. Në rast se ju kap ngërçi, përgatiteni ilaçin prej uthullës së mollës. Në një gotë ujë të vakët shtoni mjaltë dhe dy lugë uthull të mollës. Edhe uji i ngrohtë është ilaç, prandaj shtrihuni në vaskë me ujë të ngrohtë. Ngërçet e shpeshta mund të jenë pasojë e mungesës së kaliumit në organizëm. Burimet më të mira me këtë mineral janë bananet dhe patatet.

(Kosova Sot Online)