Cilat janë katër pasojat e koronavirusit pas shërimit

  • E.K /
  • 15 tetor 2020 - 12:25
Cilat janë katër pasojat e koronavirusit pas shërimit

Sipas një studimi anglez, disa persona që po shërohen nga virusi korona po kanë probleme të tjera të vazhdueshme shëndetësore.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, personat që po vuajnë nga virusi po kanë probleme psikologjike, emocionale dhe mungesë të trajtimit adekuat.

Shumica e njerëzve kanë treguar se janë shëruar nga virusi brenda dy jave, por ka edhe nga ata që deri në tri javë vazhdojnë të jenë me virus.

Raporti i Institutit Kombëtar së Shëndetësisë ka treguar se mijëra persona po jetojnë me virusin korona edhe në vazhdim pas shërimit dhe ky numër ka vazhduar të rritet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimet zbuluan simptoma të përsëritura që prekin frymëmarrjen, zorrët, mëlçinë, veshkat dhe lëkurën, shkruan BBC.

Këto simptoma mund të vijnë për shkak të katër simptomave të ndryshme:

-dëmtim i përhershëm i organeve si mushkëritë dhe zemra

–sindromi e kujdesit intensiv

-sindromi i lodhjes pas virusit

-vazhdimi i simptomave të Covid-19

Personat që kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore kanë pasur një qëndrim më të gjatë intensiv në spital, por personat, të cilët kanë pasur një infeksion të lehtë, kurrë nuk janë testuar ose diagnostikuar me Covid-19.

Autorja e raportit Dr Elaine Maxwell tha se ka persona që janë infektuar për herë të parë me virus dhe po vuajnë më shumë se disa persona që ishin me oksigjenoterapi. Shumë njerëz me simptoma të lehta kanë deklaruar se nuk ishin simptoma shumë të lehta dhe kaluese por kanë vuajtur shumë nga ato simptoma.

Disa persona deklaruan se kishin shkruar testamente gjatë kohës kur ishin të shtrirë në spital, si një eksperiencë e frikshme.

(Kosova Sot Online)