Artriti nuk është vetëm sëmundje e të moshuarve

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 14:15
Artriti nuk është vetëm sëmundje e të moshuarve

Hulumtimet në Amerikë sugjerojnë se si një e treta e të prekurve nga artriti është më i ri se 65 vjeç, ka publikuar revista shkencore "Arthritis & Rheumatology". Sipas të dhënave nga "Boston University", artriti në Amerikë prek rreth 91 milion njerëz.

Prekja e të rinjve, atyre më të rinj se 65 vjeç, është në 30 për qind, e te personat më të moshuar se 65 vjeç është 56 për qind meshkuj dhe rreth 69 për qind femra. Besohet se artriti te personat e rinj shkaktohet si pasojë e mbipeshës dhe pasojave që merren me ushtrime intensive apo me sport.

(Kosova Sot Online)