Vitamina C nuk mbron nga ftohjet

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 15:08
Vitamina C nuk mbron nga ftohjet

Hulumtuesit kanë dëshmuar se vitamina C nuk është suplementi më i mirë në luftën kundër ftohjes. Në vend të kësaj, do të duhet që ushqimin ta konsumoni që është i pasur me këtë mineral. Shkencëtarët kanë zbërthyer të dhënat e 67 studimeve për të zbuluar çfarë është më efektive në luftën me ftohjen. Sipas studimit të botuar në një revistë shkencore kanadeze, shërimi tradicional me ehinacea, xhel për lehtësimin e frymëmarrjes, nuk ka dobi të qarta derisa antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm se dobi.

Po ashtu, ata kanë dëshmuar se vetëm konsumimi i zinkut mund të ndihmojë në parandalimin dhe shërimin e infeksioneve. "Në së paku dy teste kemi dëshmuar se fëmijët që kanë marrë 10 deri 15 miligramë zin- sulfate në ditë kishin shkallë më të ulët të ftohjes dhe më pas mungesa në shkollë shkaku i ftohjeve", ka thënë mjeku Michael Allan. Sa ju përket vitaminave C,ekspertët kanë thënë se ekziston një mendim se më mirë lufton bakteret dhe viruset, por nuk ka efekt në ftohjet e zakonshme pos se shkurton jetëgjatësinë e infeksionit.  

(Kosova Sot Online)