Ilaçi natyror për forcim të imunitetit dhe për ulje të shtypjes së gjakut

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 12:32
Ilaçi natyror për forcim të imunitetit dhe për ulje të shtypjes së gjakut

Ua sjellim një recetë të thjeshtë dhe efikase, i cili do t'ju ndihmojë në rregullimin e shtypjes së gjakut, duke ua forcuar edhe imunitetin.

Receta

Merrni 5 lugë gjelle hala të pishës (të cilat i gjeni në dyqane të ushqimeve të shëndetshme) - 2 lugë gjelle kaçë të imtësuar - 2 lugë gjelle lëvore të qepës.

Përgatitja

Përzierjes qitni ujë të ftohtë, nxejeni derisa të vlojë. Pas kësaj, ziejeni në zjarr të dobët për dhjetë minuta, të mbuluar. Pasi që ta zieni këtë përzierje, lëreni që të qëndrojë 20 minuta dhe kullojeni. Përdorimi: Pini gjysmë litri të kësaj pijeje gjatë ditës. Pas 2 ditësh, përgatiteni pije të re. Duhet ta pini çdo ditë, për dy muaj. 

(Kosova Sot Online)