Bëni masazh në këtë pikë dhe hiqni qafe stresin: kinezët e quajnë "dera e parajsës"

  • E.K /
  • 19 tetor 2020 - 11:19
Bëni masazh në këtë pikë dhe hiqni qafe stresin: kinezët e quajnë

Ritmi i shpejtë i jetës dhe obligimi me shumë ngarkesa për çdo ditë nga pushton me stres, e kjo gradualisht na dërgon drejt sëmundjeve të ndryshme. Kuptojeni se si me lehtësi ta largoni stresin. Nëse nuk dini si, provojeni këtë mënyrë kineze, për të cilën shumica mendojnë se është mënyrë efikase dhe e lehtë për ta bërë. Burimet e stresit nuk janë të njëjta për secilin dhe shpeshherë një person ka nxitës të ndryshëm, që i shtyjnë në gjendje të papërmbajtshme. Kur të mësohen me stres, shumica e njerëzve ndjejnë ankthe dhe tensionime, madje edhe dhimbje fizike.

Në trupin tone ekziston një pike kundër stresit, përmes së cilës shpejtë largojmë stresin. Me stimulimin e kësaj pike ulet niveli i stresit dhe lirohet qarkullimi i energjisë. Pika gjendet në qendër të një të tretës së laprës së veshit, që edhe mund ta shihni në foto. Bëni masazh me presion të butë, me ndihmën e shkopit që pastron veshtë. Merrni frymë thellë, gjatë secilës frymëmarrje shikoni majtas, e kur ta nxirrni frymën jashtë, shikoni në të djathtë. Këtë mund ta bëni çdo mbrëmje para gjumit dhe sa herë ndjeni se jeni nën stres.

(Kosova Sot Online)