Çka duhet të hani që të mos prekeni nga gripi?

  • A.P /
  • 22 tetor 2020 - 15:26
Çka duhet të hani që të mos prekeni nga gripi?

Këtë paragjellë, e cila e rritë imunitetin dhe e mbron organizmin nga faktorët e jashtëm, sidomos gjatë sezonit të gripit, duhet ta konsumoni sa më shpesh

PËRBËRËSIT:

- 3 litra ujë - 2 thelpinj të hudhrës - 1-2 lugë të xhenxhefilit të gërryer - 1 lugë piper të zi - 2 karota (pa i qëruar) - 1 filxhan gjethe të selinos - 1/4 të qepës - 1 degë e madhe e rozmarinës - 1 lugë të vogël trumzë - 1 lugë të vogël sherbelë - lëngun e gjysmës së limonit.

PËRGATITJA:

Të gjithë përbërësit, me përjashtim të lëngut të limonit, i qitni në një enë më të madhe me kapak, për t'i zier. Nxehni ata derisa uji të vlojë, e më pas uleni temperaturën për ta pasur një zierje të qetë, duke e përzier vazhdimisht. Më pas mbulojeni enën me kapak, që të zihet edhe për një orë. Kullojeni këtë masë në një enë tjetër. Perimet imtësoni dhe bluani në bluarës. Kjo supë është e dobishme për parandalimin dhe shërimin e ftohjes dhe gripit. Lëngu i limonit shtohet direkt në supë, para përdorimit. 

(Kosova Sot Online)