Shkencëtarët: Vaksina nuk do e zhdukë koronavirusin

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 18:08
Shkencëtarët: Vaksina nuk do e zhdukë koronavirusin

Një vaksinë e koronavirusit mund të jetë në dispozicion para fundit të dimrit, por bota duhet të përgatitet për të përballuar Covidin “për gjithnjë”, tha një shkencëtar i SAGE sot.

Epidemiologu John Edmunds, i cili është pjesë e grupit këshillimor shkencor të qeverisë britanike, beson se ka shumë pak mundësi që koronavirusi të çrrënjoset plotësisht, shkruajnë mediet britanike.

Por ai u tha deputetëve se ishte një “pothuajse i sigurt” se vaksina do të ndihmonte për të menaxhuar epideminë në “një të ardhme jo shumë të largët”, ndoshta deri në fund të dimrit.

Midis vaksinave që po shihen si kandidate kryesore nga Universiteti i Oxfordit, Pfizer dhe Janssen – pronar i Johnson & Johnson – të cilat janë të gjitha në fazat e fundit të testimit.

Komuniteti shkencor ka premtuar se vaksina për koronavirus do jetë në dispozicion në fillim të 2021-ës. 

(Kosova Sot Online)