Jotoleranca ndaj laktozës

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 11:58
Jotoleranca ndaj laktozës

Laktoza ose sheqeri nga qumështi është i vetmi karbohidrat, që gjendet në qumësht dhe është burimi i një të tretës së vlerave të tij energjike. Qumështi më së shumti përmban laktozë, prodhime të fermentuara, e më së shumti e hasim në djathin e fortë dhe gjysmë të fortë, sepse bakteret të cilat përdoren për fermentimin e tij ulin sasinë e laktozës.

Jotoleranca në laktozë është pasojë e pamundësisë së degradimit të laktozës, shkaku i mungesës së enzimës së quajtur laktazë. Po ashtu, është vërejtur jotolerancë edhe te infeksionet e zorrëve dhe sëmundjeve infekstuese. Në raste të tilla, zakonisht pas shërimit të infeksionit vjen deri te tërheqja e jotolerancës në laktozë. Varësisht nga mosha, jotoleranca ndaj laktozës më e shpeshtë është te personat e moshuar, të cilët kanë aftësi të kufizuar të krijimit të enzimave të laktozës.

(Kosova Sot Online)