Bima që ruan shëndetin

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 11:53
Bima që ruan shëndetin

E fektin e bimës Bar Veshi, më së miri e përshkruan emërtimi latin i quajtur "Sempervivum", që do të thotë "gjithmonë e gjallë". Për të hequr qafe dhimbjet në vesh, merrni disa gjethe të saj dhe i zieni me ujë dhe disa pika lëngu i hidhni në vesh. Lëngun e lini brenda veshit për disa sekonda e më pas e hiqni. Me kalimin e kohës dhimbja zhduket.

Pos se shëron dhimbjet e veshit, njihet edhe për shërimin e të ënjturave. Kompresa me lëngun e shtrydhur nga kjo bimë shëron kafshimet nga insektet. Kjo bimë është e mirë edhe në shërimin e njollave, të djegurave nga dielli. Disa studime pohojnë se kjo bimë ndikon mirë edhe në forcimin e sistemit imun dhe ndikon si parandalues i sëmundjeve të kancerit.

LËNGU SHËRUES

Gjethet janë të trasha dhe të lëngshme, e lëngu Brenda është burim i shëndetit. Sistemin kimik të bimës e përbëjnë tanina, kalciumi, vaji yndyror dhe uthulla e mollës. Ndihmon te pengesat psikike, frika dhe kundër parazitëve në zorrë.

PËRZIERJA ME MJALTË

Në bashkëpunim me mjaltin shëron miomën dhe cistet në mitër dhe problemet me gjëndrat. Përzieni 750 g gjethe të bimës me 1 kg mjaltë, lini në kavanoz dhe le të qëndrojë në frigorifer për 5 ditë. Merrni 1 lugë në mëngjes dhe dy gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)