Shtoni energjinë dhe ekuilibrin emocional me këto ushtrime në shuplakën e dorës

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 12:25
Shtoni energjinë dhe ekuilibrin emocional me këto ushtrime në shuplakën e dorës

"Jin Shin Jyutsu" është një formë e lashtë japoneze e terapisë përmes prekjes, që mund ta aplikoni në veten tuaj, si dhe tek të tjerët për të ndihmuar në energjinë dhe emocionet, duke stimuluar meridianët në duart tuaja japoneze .

MBANI MEND KËTO PARIME

1. Secili prej gishtërinjve është i lidhur me organe të ndryshme dhe kështu korrespondon me emocionet dhe qëndrimet. 2. Mbani gishtin, i cili ndërlidhet me organin e caktuar, të cilin dëshironi ta shëroni apo dëshironi ta qetësoni. Mbajeni për 3- 5 minuta, derisa merrni frymë thellë. 3. Mund ta arrini një harmonizim të gjithë trupit dhe do të dëshironi të kaloni gishtërinjtë një nga një.

GISHTI I MADH

Organet: Stomaku dhe shpretka Emocionet/Qëndrimi: Ankthe, depresion dhe brenga Simptomat fizike: Dhimbje në stomak, probleme me lëkurën, dhimbje të kokës, nervozizëm.

GISHTI TREGUES

Organet: Veshka dhe fshikëza Emocionet/Qëndrimi: Frustrime, frikë dhe konfuzione mendore Simptomat fizike: Dhimbje në pjesën e sipërme të krahut, dhimbje në kyç të dorës, muskuj dhe shpinë, dhimbje të dhëmbëve, varësi të llojeve të ndryshme, si dhe probleme me sistemin tretës.

GISHTI I MESËM

Organet: Mëlçia dhe fshikëza e dhëmbit Emocionet/Qëndrimi: Pavendosmëri, zemërim, nervozizëm Simptomat fizike: Probleme me qarkullimin e gjakut, probleme me ciklin menstrual, telashe me shikimin dhe sytë, migrenë, dhimbje të ballit, lodhje.

GISHTI I UNAZËS

Organet: Mushkëritë dhe zorra e trashë Emocionet/Qëndrimi: Negativitet, pikëllim, frikë nga refuzimi i të tjerëve, brenga. Simptomat fizike: Probleme me tretjen, ushtimë në veshë, sëmundje respiratore, si: astma, gjendje të thella në lëkurë.

GISHTI I VOGËL

Organet: Zemra dhe zorra e hollë Emocionet/Qëndrimet: Pasiguri, nervozizëm, paragjykime. Simptomat fizike: Shtypja e gjakut, probleme me zemër, pezmatime në fyt, fryrje, probleme me eshtra dhe nerva.

(Kosova Sot Online)