Drithërat integrale përshpejtojnë metabolizmin

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 12:10
Drithërat integrale përshpejtojnë metabolizmin

Në mënyrë që të humbni në peshë, nevojitet që pos ushtrimeve ta përshpejtoni metabolizmin, e drithërat integrale janë një ushqim i duhur për ta bërë këtë. Drithërat integrale janë përplot me fibra ushqyese dhe karbohidrate, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.

Dhe po, bëhet fjalë për drithërat e vërteta integrale (tërshërë, oriz integral etj.), e jo për "përzierje" të ndryshme dhe shtesave të tjera që mund t'i gjeni nëpër raftet e dyqaneve. Ushqime dhe shërbime të tilla duhet shmangur, sepse janë përplot me sheqer dhe nuk do ta merrni efektin e dëshiruar, e më së miri do të ishte t'i hani në mëngjes.

(Kosova Sot Online)