A është vaji i ullirit arma e fundit në luftën kundër kancerit?

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 10:11
A është vaji i ullirit arma e fundit në luftën kundër kancerit?

Mënyra e ushqimit mesdhetar tash enjë kohë të gjatë shihet si çelës për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Dhe tani, shkencëtarët mund ta kenë gjetur një nga arsyet se pse. Një substancë në vajin e ullirit, vret qelizat kanceogjene të njeriut pa i dëmtuar ato të shëndetshmet, kanë zbuluar studiuesit. Kur shkencëtarët e kishin aplikuar atë substancë në qelizat kancerogjene në laborator, qelizat kishin vdekur shumë shpejt - brenda tridhjetë minutave deri në një orë. Për më shumë, kjo substancë nuk dëmton qelizat e shëndetshme, në fakt i suspendon përkohësisht nga jeta.

'I vë këto qeliza në gjumë', thotë profesori Breslin, studimi i të cilit është publikuar në revistën shkencore "Molecular and Cellular Oncology". 'Pas një dite, qelizat e shëndosha kanë filluar efektin e tyre', thotë ai. 'Qelizat e kancerit kanë lizosome shumë më aktive dhe janë shumë më të mëdha dhe ekziston diçka që i bën ato më me vullnet se sa qelizat e shëndetshme - por ne ende nuk e dimë pse ndodh kjo'. Hulumtuesit pas këtij eksperimenti, do të dalin jashtë tij dhe këtë substancë do ta provojnë në kafshët e gjalla, të ngjashme me organizmin e njeriut, për të vërtetuar nëse do të jetë i njëjti efekt.

(Kosova Sot Online)