Mendoni për fat: fjalët pozitive tërheqin gjëra të mira në jetë

  • E.K /
  • 26 October 2020 - 12:27
Mendoni për fat: fjalët pozitive tërheqin gjëra të mira në jetë

Nëse gjithmonë jemi negativë dhe vajtojmë, përmes kësaj në jetë sjellim edhe më shumë probleme dhe kështu sillemi në rreth. Kur ndryshojmë mendimet dhe fjalët, hapim hapësirë për gjërat pozitive. Fjalët pozitive tërheqin mendime të mira në jetë. Nëse ju vjen një llogari për rrymë, ju nuk keni të holla dhe fjalët e para janë: "Katastrofë, tmerr, nuk e di s'i t'ia bëj, nuk do të dal kurrë nga kjo situatë..." dhe kështu me fjalët tuaja dhe mendimet përsëritni fjalinë, shkaku i së cilës edhe jeni futur në atë situatë.

Në vend të kësaj provoni që përmes mendimeve dhe fjalëve pozitive se do t'ju ndodhë diçka pozitive. Në vend të përsëritjes së mendimeve negative, ju thoni: 'Me dashuri dhe lumturi paguaj llogaritë e mia me kohë', duke edhe hapur mundësitë që të ndodhë diçka e tillë.

(Kosova Sot Online)