Melhemi kundër dhimbjeve në nyja, muskuj dhe shpinë

  • A.P /
  • 27 October 2020 - 15:30
Melhemi kundër dhimbjeve në nyja, muskuj dhe shpinë

Nëse ju mundojnë dhimbjet në muskuj dhe në eshtra, shpëtimin mund ta gjeni në kuzhinën tuaj. Dikur të gjitha këto dhimbje janë zgjedhur përmes disa ilaçeve natyrale që i keni në kuzhinën tuaj. Për përgatitjen e recetës shëruese ju nevojiten: Mjaltë;; Mustardë; Kripë; Sodë bikarboni. Përzieni nga një lugë nga secili përbërës derisa të formoni një masë homogjene.

Melhemin e vendosni në një ambalazh të zbrazët dhe më pas e ruani në frigorifer. Më pas melhemin e vendosni në vendin ku keni dhimbje, sipër vendosni një qese prej plastike e më pas e mbuloni me diçka ta mbajë ngrohtë. Mbajeni ashtu për dy orë. Tretmanin mund ta bëni edhe para gjumit, në mënyrë që melhemi të qëndrojë në vendin me dhimbje gjatë gjithë natës. Në mëngjes e shpëlani ilaçin. Për rezultate më të mira tretmanin e përsëritni 4-5 ditë, pandërprerë. Para përdorimit të ilaçeve natyrale këshillohuni me mjekun.  

(Kosova Sot Online)