Kërpi industrial forcon imunitetin dhe ripërtërinë qelizat

  • E.K /
  • 27 October 2020 - 12:06
Kërpi industrial forcon imunitetin dhe ripërtërinë qelizat

P ër kërpin (Cannabis sativa) ka shumë përdorime si në veshje, material ndërtimor, por mund të përdoret edhe si fibër, farë dhe vaj, përdoret në ushqim dhe ka veti të shumta shëruese. Shkaku i ngjashmërisë me marihuanën ka një reputacion jo të mirë. Farat e kërpit janë shumë ushqyese dhe janë burim i pasur i 20 aminoacideve dhe nëntë vajrave esenciale, të cilat organizmi nuk mund t'i formojë. Po ashtu është e pasur me aminoacidet omega 3 dhe omega 6, të cilat organizmin e njeriut e mbrojnë prej sëmundjeve kardiovaskulare. Kërpi është i pasur edhe me sasi të lartë të vitaminave A, B1, B2, B3, B6, C, D dhe E.

Me një përmbajtje si kjo, farat e kërpit me sukses forcojnë mekanizmat mbrojtës së trupit një njeriut, zvogëlojnë kolesterolin, mbron enët e gjakut, qelizat e lëkurës dhe shumë organe tjera. Po ashtu treten lehtë dhe nuk shkaktojnë fryrje dhe gazra. Edhe vaji i kërpit ka vetitë shëruese. Me konsumimin e tij parandaloni shtypjen e lartë dhe kolesterolin, shton vitalitetin e organizmit, përshpejton shërimin e plagëve, pakëson infeksionet dhe mbajtjen e ujit në organizëm. Në mjekësinë e sotme më së shpeshti përdoret si ilaç kundër stresit, humbjes së oreksit, mundimeve të shkaktuara nga kimioterapia, shërimin e verdhëzës dhe sëmundjet e mëlçisë, kapsllëkun dhe reumatizmin. 

(Kosova Sot Online)