Ilaçi natyral për zemër, i vjetër 800 vite

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 15:22
Ilaçi natyral për zemër, i vjetër 800 vite

Krijuese e kësaj recete është një murgesha me emrin Hildegard von Bingen, që kishte jetuar para 800 viteve dhe ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Më vonë këtë recetë e kanë marrë mjekë të njohur dhe e kanë publikuar si të shkruar. Ky ilaç natyral është treguar si i suksesshëm te të gjitha sëmundjet e zemrës dhe plogështinë e zemrës. Përdoret kur ndjeni lloje të ndryshe të problemeve me zemër, dhimbjet, aritmitë që vijnë si pasojë e stresit. Është treguar i suksesshëm edhe te angina pektoris.

RECETA PËR ILAÇIN NATYRAL TË ZEMRËS

Përbërësit:

10 kërcej të freskët majdanoz (pa rrënjë) 1 litër verë të bardhë apo të zezë 2 lugë uthull të mollës 300 gr mjaltë. Përgatitja: 10 kërcejtë e freskët të majdanozit së bashku me gjethe I futni në 1 litër verë të bardhë apo të zezë dhe 1-2 lugë të mëdha uthull të mollës. Le të zihen për 10 minuta në zjarr të lehtë. Më pas shtoni 300 gr mjaltë dhe e lini të zihet lehtë edhe për 4 minuta. Më pas e vendosni nëpër shishe të pastruara mire. Mbyllni mirë. Më pas mund ta përdorni sipas dëshirës. Vërejtje: Ilaçi përdoret për çdo ditë nga një lugë të madhe të supës deri në ndaljen e problemeve. Për sëmundje më të rënda ilaçi nevojitet të përdoret për periudhë më të gjatë kohore. 

(Kosova Sot Online)