Përtypja e yndyrave - çfarë duhet të hamë dhe në çfarë sasie

  • E.K /
  • 28 October 2020 - 11:52
Përtypja e yndyrave - çfarë duhet të hamë dhe në çfarë sasie

QUMËSHTI

Nëse e konsumoni qumështin, është më mirë të përcaktoheni për plot yndyra se ta reduktoni version e yndyrave. Ju lejohet ta pini një masë të qumështit të yndyrshëm në ditë. Qumështi me yndyrë ju bën të ndiheni të ngopur për më gjatë e studimet kanë treguar se acidet në prodhimet e qumështit mund t'ju ndihmojnë ta rregulloni peshën.

VEZËT

Në kundërshtim me ato që thuhen, vezët në fakt janë të shëndetshme për juve dhe sipas ekspertëve mund t'i konsumoni deri në katër herë në javë. Studimet kanë vërtetuar se kolesteroli dietal nuk shton sasinë e kolesterolit në gjak, kështu që herën tjetër kur keni dyshime për një omëletë, ju bëftë mirë.

VAJI I ULLIRIT

Përderisa është i sigurt ta "vishni" sallatën me të, vaji i ullirit mund të jetë kancerogjen kur ta ngrohni dhe nuk guxoni ta përdorni për fërgim. Pra, herën tjetër kur të mendoni të zieni apo të gatuani diçka përcaktohuni për vaj luledielli.

MISHI I KUQ

Krejt varet nga ajo se prej nga vjen mishi i kuq. Shikoni udhëzimet - 100 gramë tri deri katër herë në javë janë në rregull, por kujdes që mishi të jetë nga kafsha që është ushqyer me bar. Pa yndyra s'do të mund të konsumonim nutrientet vitale - vitaminat A, D dhe E - që ndryshe njihen edhe si yndyrat esenciale që nevojiten për të parandaluar apo të kontrollojnë sëmundjet e zemrës, kancerin, sistemin imun, artritin, problemet me lëkurë, menopauzën dhe PMSnë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të yndyrave dhe duhet të hani pak më shumë nga këto dhe më pak nga disa të tjera.

KARBOHIDRATET

Na ishte thënë që gjysmën e ushqimit ditor ta kemi të pasur me karbohidrate, por këshillat kanë ndryshuar. Hiqni qafe karbohidratet dhe përcaktohuni për drithëra. Ushqimet si orizi i bardhë, pasta dhe buka, konvertohen në sheqer, që e vë në rrezik trupin nga kanceri dhe diabeti, tipi 2.

JOGURTI

Sikurse edhe qumështi, përzgjidheni jogurtin me yndyrë në vend të atij me pak yndyrë, nëse dëshironi t'i arrini vetitë ushqyese të tij. Jogurti me pak yndyrë është përplot me sheqer për ta zëvendësuar shijen e yndyrave që janë hequr prej tij.

LËNGJET E FRUTAVE

Të cilësuara si të shëndetshme, lëngjet e frutave në fakt janë të dëmshëm për ju. Edhe nëse madje shtrydhni vetë lëngjet, procesi gjatë shtrydhjes së lëngut shkakton humbjen e fibrave, që është përfitimi kryesor. Më mirë do të ishte t'i hani ashtu të freskët se sa t'i shtrydhni. 

ÇOKOLLATA

Është shumë e shëndetshme për zemër, por vetëm ato me më shumë se 70 për qind kakao. Çokollata me qumësht apo ajo e bardha janë përplot me yndyrë dhe sheqer, kështu që më së miri është që të tillat t'i shmangni.

(Kosova Sot Online)