Flini pa çorape natën? Ja pse duhet t’i mbani veshur edhe në gjumë

  • G.G /
  • 29 tetor 2020 - 10:12
Flini pa çorape natën? Ja pse duhet t’i mbani veshur edhe në gjumë

Për shumë persona çorapet janë mjaft bezdisëse të mbahen natën në gjumë, ndërsa disa të tjerë e kanë të pamundur të flenë pa to. Dhe në fakt këta të fundit bëjnë gjënë e duhur, sepse të fjeturit me çorape veshur ka shumë përfitime. Më poshtë po ju rendisim 3 prej tyre.

1) Nëse mbani çorape, ka mundësi që të flini më shpejt. Shkak është temperatura e trupit, e cila është më e ulët kur këmbët janë të ngrohta.

2) Çorapet përmirësojnë shëndetin e këmbëve. Nëse keni thembra të plasaritura ose lëkurë të thatë, mund të aplikoni pak vaj ose krem zbutësh dhe të vishni çorapet.

3) Ka gjasa që të parandalohet sëmundja Raynaud, e cila ka të bëjë me mosqarkullimin siç duhet të gjakut. Kjo sëmundje shkakton mpirje, dhimbje të papritura dhe shenja të ngërçeve. Çorapet mund të parandalojnë sëmundjen sepse rregullojnë temperaturën e brendshme të trupit.

(Kosova Sot Online)