Kujdes me shenjat që ua dërgon trupi

  • E.K /
  • 29 October 2020 - 10:35
Kujdes me shenjat që ua dërgon trupi

Kontrollet e rregullta mund t'jua shpëtojnë jetën. Kanceri nëse vërehet në fazë të hershme mund të shërohet. Për fat të keq askush nuk mund të sigurojë premtime, por gjasat janë më të mëdha. Prandaj, brengosuni për shëndetin tuaj dhe shikoni ndryshimet që mund të ndodhin në trupin tuaj. Këto pesë shenja duhet të keni kujdes.

1. HUMBJA E PASHPJEGUAR E KILOGRAMËVE

Shumica e njerëzve që vuajnë nga kanceri fillojnë të humbin në peshë. Nëse kjo është edhe te ju, e nuk jeni në dietë, vizitojeni mjekun. Humbja e kilogramëve është shenjë e kancerit të vezoreve, lukthit, mushkërive, prostatës.

2. DHIMBJET

Nëse dhimbjet e kokës janë diçka me të cilat merreni çdo ditë, nëse pandërprerë ju mundojnë dhimbjet në shpinë - është koha ta vizitoni mjekun.

3. NDRYSHIMET NË LËKURË

Pos kancerit të lëkurës edhe sëmundjet tjera të rënda mund të shkaktojnë nxirjen e lëkurës, skuqjen por edhe ndryshimet në sy. Po ashtu, simptoma shqetësues janë edhe lëkura e skuqur, të kruarat e lëkurës, rritja e pashpjegueshme e flokëve.

4. PLAGËT QË NUK SHËROHEN

Kanceri i lëkurës mund të gjakrrjedhjë dhe të duket si plagë. Plagët e gjata në gojë mund të tregojnë për kancer në gojë.

5. GJAKDERDHJET E PASHPJEGUARA

Kolla me gjak është një simptomë që kurrsesi nuk guxon të anashkalohet. Gjaku me nuanca të errëta është shenjë e kancerit në rektumë. Gjaku në urinë mund të jetë shenjë për kancer të veshkës apo fshikëzës. 

(Kosova Sot Online)