“Gishtat Covid”, simptoma e re e koronavirusit

  • E.K /
  • 30 October 2020 - 12:11
“Gishtat Covid”, simptoma e re e koronavirusit

Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar një simptomë të re të koronavirusit. Bëhet fjalë për një ndryshim ngjyre dhe enjtje të gishtave të këmbës, që mund të zgjasë me muaj.

Zbulimi u bë nga Liga Ndërkombëtare e Shoqërive Dermatologjike dhe Akademia Amerikane e Dermatologjisë.

Simptoma shfaqet një javë pas infektimit, por janë vënë re edhe raste që problemi te gishtat ndodh edhe një muaj pas prekjes nga Covid-19.

Dr. Esther Freeman tha: “Ka një nënkategori pacientësh të cilët, pasi preken nga koronavirusi, zhvillojnë një inflamacion në gishtat e këmbëve. Në fillim enjten dhe skuqen, më pas marrin ngjyrë vjollcë. Në shumicën e rasteve, kjo gjendje zgjat 2 javë dhe më pas gishtat kthehen vetë në normalitet”.

(Kosova Sot Online)