Klorofili i lëngshëm parandalon kancerin

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 10:55
Klorofili i lëngshëm parandalon kancerin

Në bazë të disa hulumtimeve është vërtetuar se klorofili i lëngshëm posedon substanca që luftojnë qelizat kancerogjene, pasi që ndërton komplekse valide kimike me materiet kancerogjene. Më të njohurit midis tyre janë ata që vijnë nga prejardhja e tymit të duhanit, nga mishi i konservuar, mishi i pjekur dhe mishi i tymosur.

Klorofili është një pigment, i cili bimëve të caktuara ua dhuron ngjyrën specifike të gjelbër, si dhe merr pjesë në procesin e fotosintezës. Përbërësi aktiv i klorofilit është klorofina. Pas studimeve të shumta mjekësore thuhet se kolorofina është një substancë, e cila ka efektin dhe veprimin më të fortë natyral për mbrojtjen e organizmit nga ndryshimi në qeliza që mund të sjellin rritjen e pakontrolluar të tumoreve. 

(Kosova Sot Online)