Këto 5 ushqime mund t’ju shkaktojnë probleme në shëndet nëse i konsumoni në orarin e gabuar

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 08:03
Këto 5 ushqime mund t’ju shkaktojnë probleme në shëndet nëse i konsumoni në orarin e gabuar

Disa ushqime bazike të dietës sonë duhen konsumuar në një orar apo vakt të caktuar. Nëse nuk i konsumojmë siç duhet jo vetëm që nuk i përthithim vlerat e tyre ushqyese, por përkundrazi mund t’i shkaktojmë vetes shumë probleme me shëndetin.

Sheqeri

Të gjitha produktet me përmbajtje sheqeri këshillohen të përdoren në mëngjes pasi insulina e sistemit tonë është më e fuqishme për të tretur produkte si çokollata, akullorja apo ushqime të tjera me përmbajtje të lartë sheqeri. Gjatë natës nëse i ushqeni trupit sheqer do të shtoni në peshë më shpejt nga se mendoni.

Bananet

Hani një banane gjatë ditës pasi ky frut është i pasur me fibra dhe antioksidantë që ju shton energjinë dhe mban konstant rrahjet e zemrës. Gjithashtu është e këshillueshme të konsumohet para palestrës. Banania është e pasur edhe me magnez dhe kjo është arsyeja që nuk duhet konsumuar gjatë natës për të shmangur shqetësimet dhe rëndesën në stomak.

Qumështi

Qumështi është shumë më i shëndetshëm nëse e konsumojmë në mbrëmje sesa në mëngjes apo gjatë ditës. Jemi mësuar që ky produkt nuk mungon kurrë në tryezën tonë sidomos në mëngjes. Nëse do të provoni ta pini atë në darkë, trupi juaj do të relaksohet menjëherë ndërsa gjatë kohës që jeni në gjumi, sistemi juaj tretës i përfton të gjitha vlerat ushqyese të tij. Nëse ju ka ndodhur që të ndiheni të rënduar përgjatë ditës, gjasat janë se shkaktar është qumështi që ju po e konsumoni në orarin e gabuar.

Bishtajat dhe fasulet

Nuk ka produkte më ushqyese se bishtajat dhe fasulet. Këto ushqime të pasura me fibra ndihmojnë trupin tuaj në uljen e kolesterolit dhe ju japin më tepër energji. Për këtë arsye ato këshillohen të përdorën gjatë darkës. Asnjëherë mos i hani në mëngjes apo gjatë orëve të para të drekës pasi fibrat treten shumë shpejt nga stomaku dhe si rrjedhojë do keni më tepër uri dhe do të hani më shumë.

Orizi

Shmangeni vaktin me oriz gjatë natës pasi jo vetëm që nuk do të bëni një gjumë të qetë por mund të keni dhimbje stomaku apo gazra. Orizi është ushqimi perfekt për t’u ngrënë në drekë pasi në këtë orar jeni në lëvizje dhe karbohdratet që ky ushqim përmban ju japin energji dhe treten lehtsisht nga stomaku.

(Kosova Sot Online)