Gripi prek të rriturit dy herë brenda dhjetë viteve

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 09:40
Gripi prek të rriturit dy herë brenda dhjetë viteve

P ersonat e rritur mesatarisht preken nga gripi çdo pesë vjet, ka treguar studimi britanik. Ekspertët kanë testuar mostrat e gjakut nga 151 vullnetarë, nga mosha shtatë deri 81 vjeç, në mënyrë që ta vërtetojnë se sa i shpeshtë është infeksioni me grip.

Një grumbullim i të dhënave të tilla, që nuk ishte bërë ndonjëherë, do të mund t'u ndihmojë mjekëve që më mirë ta kuptojnë kush më shumë i është ekspozuar rrezikut dhe sa shpesh prek njerëzit dhe sa shpejt përhapet gripi. Ekspertët kanë testuar gjakun e vullnetarëve për praninë e antitrupave në virusin e gripit, në mënyrë që ta vërtetojnë nëse ishin ndonjë herë të prekur dhe sa shpesh kishin qenë të prekur nga gripi.

Ekspertët kanë zbuluar se fëmijët nga gripi ishin prekur pothuajse çdo të dytin vit e me kalimin e viteve gripi ishte rralluar. Nga mosha 30 vjeçe, gripi paraqitej dy herë brenda dhjetë viteve, që është më rrallë se sa që ishte besuar. Ekspertët britanikë pohojnë se studimi ende po vazhdon, por se kanë nevojë të mbledhin edhe më shumë informata rreth shfaqjes së gripit dhe mënyra se si përhapet.

(Kosova Sot Online)