Përzgjidheni dietën tuaj në bazë të shenjës së horoskopit

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 09:43
Përzgjidheni dietën tuaj në bazë të shenjës së horoskopit

Shumë njerëz 'konsultohen' me horoskopin në kërkim të këshillave për jetën e tyre të dashurisë. Megjithatë, tani një astrolog pretendon që shenjat e horoskopit mund të tregojnë edhe për dietën që ju përshtatet më së shumti. Më poshtë mund t'i gjeni shpjegimet e astrologut Gillian Knowles, për secilën shenjë të horoskopit

DASHI

 Njiheni si person shumë impulsiv, që e shtynë vetën deri në limite. Kjo nënkupton se ju mund të filloni një dietë të re, pa pasur nevojë që ta planifikoni gjatë paraprakisht. Megjithatë, ju jeni një person që pret rezultate të menjëhershme, mirëpo nuk guxoni të dëshpëroheni dhe ta lini punën në gjysmë. Këshillë: Konsumoni më shumë proteina pasi që pjesa që lidhet më së shumti me shenjën e dashit është truri, i cili ka nevojë për aminoacidet që gjenden në proteina.

DEMI

Nuk ka asnjë dyshim që njerëzit me shenjën e Dashit në horoskop janë të shquar si konsumues të mëdhenj të ushqimeve, andaj do të ishte shumë e rëndë për ta që t'u privohej ushqimi. Si rrjedhojë astrologu preferon që të gjithë të lindurit në shenjën e dashit të konsumojnë ushqime të bollshme, mirëpo ushqime që janë të shëndetshme. Këshillë: Shmangni përdorimin e sheqerit, pasi që të lindur me shenjën e demit zakonisht kanë probleme me mbipeshën.

BINJAKËT

Si binjakë që jeni, me siguri që ju pëlqen t'i bëni nga dy veprime përnjëherësh, andaj një kombinim i ushqimit me ushtrime do të ishte ideal për juve. Është e rëndësishme që ta ndryshoni regjimin e të ushqyerit dhe të filloni të ushqeheni ulur, pasi që për momentin shumë shpesh ndodh që të ushqeheni në këmbë. Këshillë: Shmangni ushqimet e shpejta. Për balancimin e nervave, të gjithë të lindurit në shenjën e binjakëve duhet të ushqehen ngadalë dhe pa presion.

GAFORRJA

Deri më tani, me shumë gjasë, keni kërkuar zgjidhje në ushqim, sa herë që keni përjetuar ndonjë emocion të keq, megjithatë, nga tash e tutje, është shumë e rëndësishme ta kontrolloni qëndrimin tuaj kundrejt ushqimit. Këshillë: Shmangni ushqimet e pashëndetshme, me të cilat jeni ushqyer në fëmijëri. Të lindurit në shenjën e gaforres duhet të kenë kujdes nga të shtuar me ushqimet, pasi që mund të kenë probleme me tretje.

PESHORJA

Ka aq shumë lloje dietash saqë është shumë e vështirë për të lindurit në shenjën e peshores që të zgjedhin se cilën dietë duhet ta ndjekin. Është e rëndësishme që ta filloni dietën me mikeshën tuaj më të mirë, në mënyrë që ta ndiqni progresin e njëra-tjetrës dhe t'i ndani këshillat me njëratjetrën. Këshillë: Konsumoni ushqime të pasura me kalium, si bananet, perimet e gjelbra, peshku dhe jogurti. Për të lindurit në shenjën e peshores është e rëndësishme të ruhet shëndeti i veshkave.

BRICJAPI

Puna e përkushtuar për arritjen e qëllimeve të caktuara është një atribut i të lindurve në shenjën e Bricjapit. Andaj, është e rëndësishme t'i nënshtroheni regjimeve të vështira, mirëpo që kanë rëndësi të madhe për ju. Këshillë: Kalciumi është shumë i rëndësishëm për juve. Meqë dhëmbët dhe skeleti karakterizon të lindurit në shenjën e bricjapit, është e rëndësishme të konsumoni sasi të madhe të ushqimeve që përmbajnë kalcium.

LUANI

Për të lindurit në shenjën e luanit është shumë e rëndësishme që të ndihen mirë në raport me vetën e tyre, ndërsa ndikim të madh në këtë gjë padyshim që ka ushqimi. Fakti që jeni spontanë do t'ju ndihmojë që të përshtateni më lehtë me dietën tuaj të re. Këshillë: Zëvendësoni ushqimet e rënda, të mbushura me karbohidrate, me ushqime më të lehta.

AKREPI

Të lindurit në shenjën e akrepit janë të njohur për vendosmërinë e tyre, andaj, për ta vazhduar këtë traditë, është shumë e rëndësishme ta filloni një dietë, të cilës mund t'i përmbaheni. Për më tepër, gjykuar nga karakteri juaj, është e rëndësishme që ndryshimin e dietës ta mbani sekret dhe të kënaqeni në rastet kur të tjerëve ju pëlqen ndryshimi nëpër të cilin keni kaluar. Këshillë: Konsumoni sa më shumë pemë dhe perime. Për më tepër, mos i lini anash ushqimet, që janë të pasura me fibra.

UJORI

Të lindurit në shenjën e ujorit tërhiqen nga gjërat e rrezikshme, andaj është e rëndësishme që të lindurit në këtë shenjë t'i nënshtrohen dietave që janë më ndryshe nga të tjerat. Gjithsesi, dieta që ju e përzgjidhni duhet të përmbajë ushqimet tuaja të preferuara. Këshillë: Reduktoni konsumimin e alkoolit dhe përqendrohuni në konsumimin e ushqimeve që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

VIRGJËRESHA

Përpilimi i listave është diçka që më së shumti u shkon të lindurve në shenjën e virgjëreshës. Bazuar në faktin që ju pëlqen të merreni me gjëra të imëta, në të cilat mund të gabohet fare lehtë, është shumë e rëndësishme që ta ruani përqendrimin gjatë gjithë kohës. Ndikim të madh në përqendrimin tuaj ka edhe ushqimi, andaj ndiqni këshillën e mëposhtme. Këshillë: Konsumoni ushqime organike për t'i shmangur alergjitë e mundshme. Është shumë e rëndësishme që të lindurit në shenjën e virgjëreshës t'i shmangin alergjitë në lëkurë.

SHIGJETARI

Shigjetarëve ju pëlqejnë sfidat, megjithatë mund të dëshpërohen nëse nuk nxjerrin rezultate të menjëhershme. Përveç ndryshimi të dietës, është e rëndësishme që ta filloni edhe një regjim të ri ushtrimesh, ndonëse nuk është e thënë ta teproni. Këshillë: Duhet ta zëvendësoni kripën dhe sheqerin me alternativa më të shëndetshme. Mëlçia është pjesa trupore që e karakterizon shenjën e shigjetarit, andaj kujdesuni për shëndetin e këtij organi vital.

PESHQIT

Të lindurit në shenjën e peshqve janë në kërkim të perfeksionit, megjithatë gjetja e dietës së përshtatshme nuk është e lehtë. Pjesë e ushtrimeve tuaja të përditshme duhet të jenë edhe joga dhe meditimi. Këshillë: Konsumoni sa më shumë lëngje, pasi që shpeshherë e ngatërroni urinë me etjen.

(Kosova Sot Online)