Ilaçet shtëpiake që shërojnë infeksionet në traktin urinar

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 15:03
Ilaçet shtëpiake që shërojnë infeksionet në traktin urinar

Disa dhimbje si një nga simptomat, infeksionet në traktin urinar na japin ndjenjat më të padurueshme. Parandalojeni këtë duke jetuar një stil të shëndetshëm jetësor, por nëse papritmas ju sulmon, përdorni këto ilaçe të thjeshta.

VITAMINA C

Kur infeksioni në traktin urinar të shfaqet, më shumë se 5,000 mg me vitamina C nevojiten. Përmes acidit urik, vitaminat C e mbrojnë fshikëz nga infeksionet dhe bakteret e dëmshme. Në këtë mënyrë, fshikëza mbetet e shëndetshme.

UJI

Konsumimi konstant i ujit sjell urinim. Kur të urinoni për së tepërmi, uji dërgon bakteret jashtë sistemit. Kur të përballeni me infeksion në traktin urinar, pini shumë ujë.

ANANASI

Enzima e quajtur bromelinë ndihmon në luftimin e infeksioneve. Një gotë me lëng ananasi, ku përfshihet edhe kjo substancë, ndihmon në luftimin e infeksioneve në traktin urinar. Ananasi posedon sasi të madhe të kësaj enzime.

LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Boronicat e kuqe posedojnë cilësi prej antobiotiku. Një gotë me lëng nga boronicat e kuqe fëshikëzën e mban larg infeksioneve. Pini katër deri në tetë gota kur të keni pësuar infeksion. Por, mos e përdorni si zëvendësim për atë që jua përshkruajnë mjekët.

BORONICAT

Nëse boronicat i keni pranë, atëherë ato ndihmojnë në luftimin e infeksioneve në traktin urinar. Një gjë të tillë e kanë vërtetuar edhe disa studime nga hulumtues të ndryshëm. Ata sugjerojnë që mund t'i përzieni për kafjall së bashku me drithërat.

SODA E BIKARBONIT

Një lugë e vogël me sodë bikarboni e shtuar në një gotë me ujë neutralizon urinën. Kjo ndikon në përmirësim dhe shërim më të shpejtë. Nëse ndieni simptomat më të vogla, përdoreni dhe konsumoni këtë.

(Kosova Sot Online)