Shkencëtari rus: Mbajtja e syzeve zvogëlon mundësinë e infektimit me COVID-19

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 18:36
 Shkencëtari rus: Mbajtja e syzeve zvogëlon mundësinë e infektimit me COVID-19

Ndërsa kërkimet nga shkencëtarët kinezë kanë treguar se njerëzit që mbajnë syze kanë shumë më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus, këtë tezë e mbështet edhe shkencëtari rus, Sergei Netesov.

Sergei Netesov, doktor i shkencave biologjike, shef i laboratorit për bionanoteknologji, mikrobiologj dhe virolog në Universitetin Shtetëror Novosibirsk, foli për këtë në forumin OpenBio, raporton agjencia ruse TASS.

“Kërkimet janë kryer në Kinë dhe është treguar se njerëzit që mbajnë syze kanë pesë herë më pak të ngjarë të infektohen me virusin COVID-19. Kjo është shumë e qartë në Kinë, ku njerëzit me probleme të shikimit shumë rrallë mbajnë lente kontakti, dhe më shumë se 80 përqind rastet përdorin syze. Dhe prej tyre, vetëm dhjetë përqind rezultuan të”, shpjegoi Netesov.

Përveç kësaj, shkencëtari rekomandoi me forcë mbajtjen e maskave. Sipas tij, kanalet kryesore të infeksionit janë hunda dhe mukozat e syve.

(Kosova Sot Online)