Lexoni edhe:
Ky shtet dëshiron që njërëzit e tij të konsumojnë sa më shumë sheqer
Një aksident i çuditshëm ka ndodhur në një stacion treni në Holandë, ku treni ka kaluar përmes një barriere e ka përfunduar mbi skulpturën e një balene gjigante, në lartësi rreth tetë metra!
Ngjarja ndodhi gjysmë ore pas mesnate në qytetin Spijkenisse, në stacionin e metrosë De Akkers.
Ky shtet dëshiron që njërëzit e tij të konsumojnë sa më shumë sheqer Lexoni edhe:
Fatmirësisht, në tren nuk kishte udhëtarë, ndërkaq që trenisti nuk pësoi dëmtime, përtej tronditjes së madhe.
Pamjet tregojnë se si treni kaloi përmes fundit të shinave dhe ndaloi pezull mbi veprën e artit.
Pjesa e poshtme e trenit u shkatërrua e gjitha gjatë procesit. Tani autoritetet po përballen me detyrën e heqjes së trenit, gjë që nuk është aspak e lehtë dhe do të kërkojë pak kohë, sipas një zëdhënësi të policisë lokale.
Vepra e artit e njohur si “Bishtat e balenave” përbëhet nga dy bishta balene që duken sikur po dalin nga uji, në lartësinë rreth 8 metra secila.
Autoritetet po hetojnë për të zbuluar edhe se si mundi treni të dilte kaq ashpër nga shinat.
(Kosova Sot Online)