Pjeshka dhe ndikimi i saj mahnitës në organizmin tonë, ja efektet e shumta shëruese

  • E.K /
  • 03 November 2020 - 20:48
Pjeshka dhe ndikimi i saj mahnitës në organizmin tonë, ja efektet e shumta shëruese

Pjeshka është një ndër frutat që njihet për shijen e saj të ëmbël, dhe përmbajtja që e karakterizon atë bën që të ketë efekte të shumta shëruese për organizmin tonë. Disa nga efektet e saj të shëndetshme janë:

Humbja e peshës

Një pjeshkë përmban 35 deri në 50 kalori dhe aspak yndyrë, kjo bën që ato të të mbajnë të ngopur dhe do ta parandalojnë ngrënien e tepërt.

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

Pjeshkat janë një burim i shkëlqyeshëm i fitokimikateve të cilat kanë ndikim antioksidues. Në këtë mënyrë, ato e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup të cilat rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Kujdesi për flokët dhe lëkurën

Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i pjeshkave mund ta reduktojë ndjeshëm rënien e flokëve, lëkurës së thatë të kokës dhe zbokthit. Vitaminat A dhe C janë të shkëlqyeshme për kujdesin e lëkurës, që është arsyeja se pse ato shtohen shpesh në produktet kozmetike. Këto vitamina stimulojnë rigjenerimin e indeve të lëkurës.

Parandalimi i kancerit

Seleni, një mineral me aktivitet antioksidues, parandalon formimin e qelizave të kancerit dhe ngadalëson përhapjen e tyre.

Shëndeti i veshkave dhe i fshikëzës

Pjeshkat kanë efekt diuretik, përmes të cilit rrisin funksionimin e veshkave dhe fshikëzës. Në këtë mënyrë do ta ndihmoni trupin i mënjanojë toksinat.

Për shëndetin respirator

Personat që vuajnë nga bronkiti apo kolla kronike mund ta gjejnë shpëtimin në çajin nga pjeshka. Hulumtuesit kanë vërtetuar se konsumi ditor i çajit të pjeshkës mund t’i zbutë ndjeshëm simptomat e sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes.

(Kosova Sot Online)