Tetë mënyrat se si bustinat e çajit mund të jenë të dobishme në jetën tuaj të përditshme

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 09:13
Tetë mënyrat se si bustinat e çajit mund të jenë të dobishme në jetën tuaj të përditshme

Mund të jetë e vështirë të imagjinohet, por paraardhësit tanë nga viti 1.500 para Krishtit pinin çaj.

Dhe tani, shekuj më vonë, nuk është për t’u habitur që pirja e të gjitha llojeve të ndryshme të çajit ka përfitime të shumta shëndetësore, sipas “Bright Side”. Ajo që shumica e njerëzve nuk dinë, është se një bustinë çaji nga kuzhina juaj mund të ndihmojë në disa raste urgjente në shtëpi.

Mund t’ju ëndihmojë të hiqni qafe pikat e zeza dhe aknet.

Çaji jeshil është i pasur me veti antimikrobike dhe anti-inflamatore dhe është perfekt për ju nëse luftoni me pikat e zeza dhe aknet. Mund të përzieni 2 bustina me ujë të ngrohtë dhe mjaltë për të krijuar një maskë natyrale për fytyrën. Lëreni masën në fytyrën tuaj për 20 minuta dhe skuqja dhe acarimi do të zhduken.

Mund t’ju ëlehtësojë dhimbjen e dhëmbit.

Një mënyrë e thjeshtë për të hequr qafe dhimbjen e dhëmbit është përdorimi i çajit të mentes . Meqenëse ka efekte antibakteriale dhe mpirëse, një qese çaji pak e ngrohtë mund të shtypet tek dhëmbi derisa dhimbja të largohet.

Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve menstruale.

Dhimbjet menstruale mund të jenë armiku më i keq i një gruaje, por lajmi i mirë është se kamomili mund t’ju ndihmojë. Mund ta pini të ngrohtë në formën e çajit ose, nëse keni një vaskë, mund të krijoni një banjë kamomili.

Mund të lehtësojë dhimbjen e thithkave pas gjidhënies.

Ushqyerja me gji mund të jetë një moment lidhës midis nënës dhe foshnjës së saj, por nuk është gjithmonë pa dhimbje. Në këtë rast, çaji i mentes mund të jetë gjithashtu një ilaç i mirë për thithkat e lënduara dhe të plasaritura: thjesht bëni një kompresë të ngrohtë të bustinës së çajit dhe aplikojeni butësisht.

Mund të zvogëlojë fryrjen dhe skuqjen e syve.

Pas një nate pa gjumë, nuk është e pazakontë të zgjoheni me fryrje dhe sy të skuqur. Por një  kompresë e ftohtë e çajit jeshil mund t’ju ndihmojë të ndiheni përsëri të freskët.

Ndihmon bimët të rriten më shëndetshëm.

Mos i hidhni bustinat e përdorura të çajit, sepse mund të përmirësojnë shëndetin e tokës dhe të bimëve tuaja. Përziejeni me mbetjet e tjera organike që prodhoni natyrshëm në shtëpi dhe më pas shtoni gjithçka në vazot tuaja.

Mund të ndihmojë në shërimin e pickimeve të mushkonjave.

Meqenëse kamomili ka veti shëruese të plagëve, mund të jetë i dobishëm edhe për kafshimet e dhimbshme të insekteve. Për ta bërë këtë, bëni çaj kamomili dhe lëreni të qetësohet në frigorifer për 30 minuta. Pastaj, vendoseni butësisht në zonën e kafshuar për 10 minuta. Përsëriteni procesin nëse është e nevojshme.

Mund të ndihmojë në trajtimin e lëndimeve të lehta.

Nëse keni fëmijë në shtëpi, mavijosjet dhe gërvishtjet mund të jenë një dukuri e përditshme. Për të lehtësuar skuqjen, ënjtjen dhe dhimbjen, mund të vendosni një qese të ftohtë me çaj të zi tek plaga.

(Kosova Sot Online)