Përdorni aloe vera kundër rënies së flokëve!

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 15:14
Përdorni aloe vera kundër rënies së flokëve!

Rënia e flokëve është një problem i theksuar në jetën tonë. Dhe, natyrisht se gjithmonë prek vëmendjen tonë. Jemi në gjendje të mendojmë për gjithçka. Aloe vera është ilaçi i përsosur për shërimin e lëkurës së kokës dhe në sjelljen e ekuilibrit të pH-së në gjendje normale. Po ashtu, pos se nxit rritjen e flokëve dhe parandalon rënin e tyre, aloe vera posedon substancë dhe përbërës, të cilët pastrojnë poret.

PËRGATITJA E RECETËS

Përzieni xhelin nga aloe vera me ½ e lugës së madhe me lëng limoni. Më pas shtoni edhe dy lugë të mëdha me vaj kokosi. Përbërësit e cekur i përzieni dhe këtë përzierje e vendosni në lëkurën e kokës dhe në flokë. E lini në kokën tuaj të veprojë për së paku njëzet minuta për ta shpëlarë kokën më pas me ujë të vakët. Një veprim si ky ta përsëritni tri here në javë dhe problemet me rënin e flokëve do të jenë vetëm një kujtim dhe asgjë më shume.

(Kosova Sot Online)