Ullinj të zinj apo jeshil: Ja cilët janë të duhurit për organizmin

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 15:57
Ullinj të zinj apo jeshil: Ja cilët janë të duhurit për organizmin

Gjithkush ka shijen e tij: Disa preferojnë të zezën dhe disa jeshilen 

Por cilët ullinj janë më të mira për shëndetin tonë?

Le t'i krahasojmë ato:

Vlera e tyre ushqyese është pak a shumë e njëjtë.

Një racion prej 15 gramë ullinj të zinj përmban 25 kalori, ndërsa sasia përkatëse në ullinjëve jeshil është 20 kalori.

Të dyja varietet përmbajnë 2 gram yndyrë (0.5 gram yndyrna të ngopura ose poli-të pangopura dhe 1.5 gram yndyrna mono të pangopura).

Ato përmbajnë më pak se 0.5 gram proteina, 1 gram karbohidrate dhe 0.5 gram fibra.

Gjithashtu ato përmbajnë sasi të vogla të vitaminave dhe mineraleve dhe më konkretisht 2% të nevojës ditore të trupit tonë për vitaminë E dhe 1% të vitaminës A.

I vetmi ndryshim është sasia e natriumit që ato përmbajnë.

Pesë ullinj të zinj përmbajnë rreth 115-125 miligramë natrium, ose 8% të sugjerimit ditor.

E njëjta pjesë tek ullinjtë jeshil përmban 218-360 miligramë natrium, ose 14-24% të së njëjtës direktivë.

Pra, konkludojmë se ullinjt e zinj janë - në një farë mënyre - më të shëndetshëm, pasi një sasi e madhe natriumi nuk është e mirë për trupin tonë.

Më konkretisht, ajo mund të rrisë nivelet e presionit të gjakut dhe shanset për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru.

Sidoqoftë, në sasi të vogla, të dy konsiderohen si një shtesë e shkëlqyeshme për trupin tonë,

(Kosova Sot Online)