Sekretet për rënien nga pesha që askush nuk i thotë

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 08:46
Sekretet për rënien nga pesha që askush nuk i thotë

Mund të hani çokollatë dhe të humbni peshë

Dëshira për të humbur peshë vazhdon të jetë pjesë e shumë njerëzve dhe këshilla jepen pafund. Mjafton të pyesësh dietologë apo dhe të lexosh libra që kanë të bëjnë me dieta të ndryshme. Por, ka disa gjëra që pak vetë i dinë, sepse nuk shkruhen nëpër libra e as nuk i thonë ekspertë të ndryshëm të fushës.

Mos mendoni se ushtrimet ju ndihmojnë të dobësoheni pa mbajtur dietë

Mund të mendoni se vrapimi një kilometri çdo ditë ose bërja e një sërë ushtrimesh janë mënyra për të humbur peshë, por nëse jeni akoma duke ngrënë ushqim jo të shëndetshëm dhe në sasi të mëdha, nuk do të shihni rezultat.

Në një seancë ushtrimesh ju mund të digjni e shumta 300 kalori edhe nëse hani një çokollatë, gjithë puna do të shkojë dëm. Ushtrimet janë vetëm një pjesë e vogël e udhëtimit tuaj drejt peshës ideale ku 90% të rolit e luajnë dietat.

Duhet të hani yndyrë

Shumë njerëz kanë përshtypjen se për të humbur peshë duhet të ndaloni së ngrëni çdo ushqim që përmban yndyrna dhe kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ju duhen yndyrna të mira në dietën tuaj në mënyrë që të humbni peshë. Yndyrnat ju mbajnë të ngopur për më shumë kohë, ato janë thelbësore për shëndetin tuaj dhe janë ato që i mbajnë lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj gjallë, për të mos thënë që janë të shijshme.

Por ju duhet të siguroheni që po zgjidhni yndyrnat e duhura. Pra, thuaj po avokados, vajit të kokosit, vajit të ullirit, arrave dhe farave dhe patjetër thuaj jo ushqimeve të skuqura me yndyrë dhe të gjitha llojeve të ushqimeve të përpunuara me yndyrë.

Njerëz të ndryshëm, mënyra të ndryshme

Është pranuar përgjithësisht se humbja e ngadaltë dhe e qëndrueshme e peshës është më e mira për ju në përgjithësi, por ka edhe shumë raste kur njerëzit humbin një sasi të konsiderueshme të peshës në një periudhë relativisht të shkurtër (disa muaj) dhe kjo i shtyu ata ta mbajnë atë dhe i motivoi ata për të humbur më shumë dhe për të qëndruar në rrugën e duhur. Në të vërtetë gjithçka varet nga ju, metabolizmi juaj dhe fakti që dikush humb peshë shumë shpejt nuk do të thotë se dhe ju mund të bëni të njejtën gjë.

Ju duhet shumë gjumë

Ju mund të mendoni se sa më shumë të punoni, aq më shumë peshë do të humbni, por kjo nuk është e vërtetë. Duhet ta lejoni trupin tuaj të pushojë në mënyrë që të humbni peshë. Shumë studime tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm në të vërtetë mund të shkaktojë shtim në peshë, prandaj sigurohuni që të shkoni në shtrat në një orë të arsyeshme dhe të flini të paktën 8 orë çdo natë. Kjo është e vetmja mënyrë që trupi juaj të jetë në gjendje të relaksohet dhe të mos marrë atë peshë shtesë.

Mund të hani çokollatë dhe të humbni peshë

Është e vërtetë që dieta është e rëndësishme dhe duhet të hiqni dorë nga ushqimet e ëmbla, por gjëja më e mirë në këtë rast është se nuk keni pse t’i thoni lamtumirë çokollatës.

Ju prapë mund të hani çokollatë çdo ditë dhe të bini në peshë. Kakaoja në të vërtetë është e mirë për ju dhe antioksidantët në të ju bëjnë të lumtur, më pak të stresuar dhe më të kënaqur. Çelësi është të blini çokollatë që është e pasur me kakao dhe me pak sheqer.

Jo çdo pije me përmbajtje alkooli është e keqe

Studimet tregojnë se ju mund të pini një gotë verë të kuqe çdo ditë dhe përsëri të vazhdoni të humbni peshë, në fakt, kjo mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Antioksidantët që gjenden në të janë dukshëm të mirë për humbjen e yndyrës dhe në përgjithësi, një gotë verë e kuqe është në të vërtetë e mirë për shëndetin tuaj. Për të mos përmendur që kjo gotë është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta trajtuar veten dhe për ta mbajtur veten të shëndetshme në ditë stresuese kur gjithçka që dëshironi të bëni është të hani çfarë t’ju dalë para.

(Kosova Sot Online)