Lyejeni bukën me mjaltë dhe kanellë!

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 15:09
Lyejeni bukën me mjaltë dhe kanellë!

E kspertët vërtetojnë se mjalti është shumë efektiv në shërimin e shumë sëmundjeve, e në kombinim me kanellën shndërrohet në një armë vdekjeprurëse për viruset, kolesterolin e lartë dhe sheqerin, si dhe armiqtë e tjerë të shëndetit tonë. Ndoshta duket paksa e pabesueshme, por përzierja e mjaltit dhe kanellës shëron pothuajse secilën sëmundje. Ajo që është më e mira nga e gjithë kjo është se janë artikuj të lirë dhe mund t'i gjeni lehtë.

SËMUNDJET E ZEMRËS

Përgatitni një pastë nga mjalti dhe kanella pluhur. Lyeni bukën me të në vend të marmelatës dhe e konsumoni rregullisht për kafjall. Kjo përzierje pakëson nivelin e kolesterolit në arterie dhe parandalon sulmin në zemër.

ARTRITI

Në një gotë me ujë përzieni dy lugë të mëdha të mjaltit dhe një lugë kanellë pluhur. Ta konsumoni në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse e konsumoni rregullisht, mund ta shëroni edhe artritin kronik.

INFEKSIONET E TËMTHIT

Në një gotë me ujë të vakët përzieni dy lugë kanellë në pluhur dhe një lugë mjaltë. Pini këtë përzierje për çdo ditë. Shkatërron mikrobet në qesen e tëmthit.

ZVOGËLON KOLESTEROLIN

Përzieni dy lugë të mëdha të mjaltit me tri lugë kanellë në një gotë të madhe. Kur ta pini, brenda dy orëve niveli i kolesterolit do të ulet për 10 për qind.

PARANDALON DHE SHËRON FTOHJET

Nëse vuani nga ftohjet, merrni një lugë mjaltë me një të katërtën e lugës kanellë. Merreni tre ditë rresht. Kjo shëron dhe parandalon ftohjen, kollën kronike dhe bllokimin e sinuseve.

DHIMBJET NË LUKTH

Mjalti në kombinim me kanellë shëron dhimbjet në lukth. Përdoreni rregullisht në mënyrë që të shëroni të thatin në lukth.

FORCON SISTEMIN IMUN

Marrja e përditshme e mjaltit me kanellë pluhur forcon sistemin imun dhe mbron organizmin nga bakteret dhe viruset.

SHËRON GRIPIN

Mjekët spanjoll kanë zbuluar se mjalti posedon substance natyrale që vrasin viruset dhe mbrojnë prej gripave.

HUMBJA NË PESHË

Përzieni dhe vloni mjaltin dhe kanellën në një gotë. Konsumoni këtë çdo mëngjes në lukth të zbrazët. E konsumoni çdo mëngjes në lukth të thatë, gjysmë orë para kafjallit. Nëse e përdorni rregullisht ju ndihmon të humbni në peshë.

(Kosova Sot Online)