Çfarë ndodh me dhjamin e trupit kur humbasim peshë? Ja çfarë zbuluan shkencëtarët

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:56
Çfarë ndodh me dhjamin e trupit kur humbasim peshë? Ja çfarë zbuluan shkencëtarët

Dietat janë bërë aq të popullarizuara, sa të paktën 43% e njerëzve pranuan të ndiqnin një dietë të caktuar vitin e kaluar.

Sidoqoftë, shumica prej nesh nuk e di se çfarë ndodh me dhjamin e trupit kur dobësohemi. Në fakt, mënyra se si e eleminojmë yndyrën e trupit ishte gjithashtu një mister për mjekët deri vonë, sipas “Bright Side”.

Jo e gjithë yndyra eliminohet përmes jashtëqitjes.

Një keqkuptim i zakonshëm është supozimi se i gjithë dhjami i trupit eliminohet përmes daljes jashtë. Por ky studim zbuloi se, në 22 paund yndyrë, vetëm 3.5 paund shndërrohen në ujë dhe mund të dalë jashtë në formën e urinës, jashtëqitjes ose lëngjeve të tjera trupore.

Nuk kthehet në energji.

Edhe pse shumica e mjekëve të familjes, dietologëve dhe trajnerëve personalë, ende mendojnë se dhjami i trupit kthehet në energji, ky mendim tashmë është provuar si i gabuar. Në fakt, energjia jonë është konstante me kalimin e kohës dhe nuk mund të shtohet ose hiqet, duke respektuar ligjin e ruajtjes së energjisë.

Ne eleminojmë yndyrën e trupit duke marrë frymë.

Mund të jetë një befasi që ne eliminojmë dhjamin e trupit përmes mushkërive, por është e vërtetë. 84% e pothuajse gjithçkaje që hamë merret si dioksid karboni, por fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që thjesht frymëmarrja do të na ndihmojë të humbasim peshën e tepërt.

Sekreti është të hani më pak dhe të lëvizni më shumë.

Nëse përpiqeni të merrni më shumë frymë vetëm për të humbur peshë, jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë, por gjithashtu do t’ju shkaktojë marrje mendsh.

Sekreti, i cili është provuar nga ekspertët, është të mos hani me tepri dhe të zgjidhni një rutinë ushtrimesh, si vrapim i shpejtë ose çiklizëm.

(Kosova Sot Online)